Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Dy fëmijë nga India, vëlla e motër, vuajnë nga një gjendje e rrallë, që i bën ata të duken shumë vite të më të vjetër.
Keshav Kumar, 18 muajsh, dhe motra e tij Anjali Kumari, 7 vjeçe, kanë lëkurë të rrudhur, vuajnë nga dhimbjet e nyejve dhe fryrja e syve. Sipas mjekëve, sëmundja e tyre është e pashërueshme. Fëmijët ofendohen shpesh nga moshatarët e tyre për shkak të pamjes. Vogëlushja Anjali tregon për “Mail Online” se sa keq e trajtojnë në shkollë: “E di që jam ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi. Fytyra, trupi im janë krejt ndryshe. Kam një fytyrë të fryrë, ndërsa pjesa tjetër e botës duket normale. Njerëzit gjithmonë më ngulin sytë dhe më bëjnë komente negative.
“Fëmijët në shkollë më thërrasin “gjyshe”, “zonja e vjetër”, “majmun” dhe këto më mërzisin. Dua që të trajtohem si një fëmijë normal dhe dua që të më pranojnë për atë që jam. Dua të dukem e bukur si motra ime. Prindërit e mi shpresojnë që një ditë do jem mirë, por kjo më bën që të ndihem keq sepse edhe familja ime vuan dhe ndihet në siklet prej meje. Dëshira ime e vetme është që të shërohem. Dua të jetoj gjatë dhe e lirë”, tha vajza.
Fëmijët vuajnë nga sëmundja e rrallë “progeria”, e cila është e pashërueshme.
Burimi: Daily Mail


