Ja me çfarë mund ta zëvendësoni kafen!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

ccajShkencëtarët thonë se kjo pije ka më shumë kafeinë se një gjysmë filxhan kafe ekspres dhe mund të zëvendësojë më së miri  kafen si pijen tuaj të preferuar të zgjimit.

Ajo duket tamam si kafe, me ndryshimin e vetëm që është e gjelbër. Kjo pije është shumë e vlefshme, sidomos në mesin e atyre që nxisin mënyrë jetese të shëndetshme.

Çaji pluhur i gjelbër quhet “Matcha” dhe fjalë për fjalë do të thotë “çaj pluhur”. Kjo pije përbëhet nga gjeteht e çajit jeshil dhe është e pasur me antioksidantë. Çaji “Matcha” ka ekuivalentin ushqyes të 10 gota të çajit të gjelbër normal, si dhe 137 herë më shumë antioksidantë.

Edhe pse ne kemi filluar të dëgjojmë në lidhje me këtë pije të mahnitshme vetëm kohët e fundit, “Matcha” ka qenë e popullarizuar në Japoni që nga viti 1191.

Ky çaj është burim i pasur i antioksidantëve, të quajtur polifenols të cilat kanë rezultuar efektive kundër problemeve të zemrës, kancerit, sheqerit të lartë. Hulumtimet kanë treguar se ky çaj mund të stimulojë mirëfunksionimin e metabolizmit dhe të ngadalësojë rritjen e qelizave të kancerit.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?