7-vjeçari dhuron organet, shpëton 4 jetë njerëzish

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka

Një djalë nga Australia iu lut babait të tij që ta vendonte në listën e personave që dhurojnë organe pasi mësoi se gjaku i ishte mpiksur në tru dhe nuk kishte shpëtim. Deyaan Udani7-vjeçari Deyaan Udani u shpëtoi jetën katër njerëzve të tjerë, para se të ndërronte jetë në një spital në Mumbai të Indisë.

Deyaan, i cili studionte në shkollën “Quakers Hill Public School”, në perëndim të Sidneit, u bë donatori më i ri në Indi, pasi familja dhuroi zemrën, veshkat dhe mëlçinë pas vdekjes së tij.

Djaloshi kishte qenë me pushime në Mumbai me prindërit dhe motrën kur filloi të kishte dhimbje të tmerrshme të kokës. Ai u shtrua menjëherë në spital, ku u diagnistifikua me trombozë në tru dhe mpiksje të gjakut. Doktorët nuk i dhanë shpresë për jetë, prandaj ai iu lut prindërve që t’i dhuronin organet para se të vdiste.

Nëna e tij,  Mili Udani, tregon për mediat indiane se vendosën menjëherë që t’i dhuronin organet e Deyaan, sepse ishte kjo ajo që ai donte.

“Kohët e fundit, Deyaan dhe motra e tij mësuan në shkollë rreth dhurimit të organeve dhe se si ata mund të regjistroheshin si donatorë të organeve”, shprehet ajo.

“Fëmijët erdhën në shtëpi dhe na pyetën neve nëse ishim regjistruar. Deyann dhe motra e tyre, u përpoqën që të merrnin me të mirë babain e tyre që të regjistrohej në listën e donatorëve. Atë kohë, Deyaan tha se kur të rritej, ai do të donte që të bëhej një dhurues organesh”, tregon nën a etij.

Zemra e Deyann i është dhuruar një vajze 7 vjeçe, veshkat një 11-vjeçari, ndërsa mëlçia i është dhënë një 31-vjeçari.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide