Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Për 50 vitet e fundit, dr. Shettles është konsideruar eksperti më i mirë në përcaktimin e seksit të fëmijës.
Teoria e këtij mjeku është e bazuar në dallimet në mes kromozomeveX (vajzë) dhe Y (djali), e cila është e thënë të jetë 75% e suksesshme për të ndihmuar çiftet të lindin një fëmijë të gjinisë së dëshiruar. Megjithatë, ka pak kërkime zyrtare që mund ta provojnë këtë.
Teoria e tij bazohet mbi konceptin se kromozomet Y janë më të shpejta se sa homologët e tyre X, por janë edhe më të brishtë. Nga ana tjetër, X spermës shihen si më të mëdha dhe më të ngadalta, por më shumë fleksibël dhe në gjendje të mbijetojnë për një periudhë më të gjatë.
Për të lindur një fëmijë të seksit mashkull: Dr. Shettles rekomandon të kryeni marrëdhenie 4-5 ditë përpara ovulacionitpasi kjo është koha kur gruaja është më pjellore. Kur sperma hyn në trup para ovulacionit, kromozomet Y të cilët janë përgjegjëse për lindjen e një fëmije të seksit mashkull, do të arrijnë ta fekonsojnë vezën më shpejt se sa homologet e tyre X. Dr Shettles këshillon të arrini orgazmë para ose në të njëjtën kohë me partnerin tuaj në qoftë se dëshironi që të keni fëmijë të seksit mashkull.
Për të lindur një fëmijë të seksit femër: Dr. Shettles rekomandon të kryeni marrëdhënie ditën e ovulacionit. Duhet të kryeni marrëdhënie në pozicionin e misionarit pasi ky pozicion ju ofron mundësinë për depërtim më të cekët të spermës, duke i dhënë kromozomeve X mundësinë për të depërtuar më tej në krahasim me kromozomet Y.
Shumë njerëz nuk e besojnë këtë teori sepse nuk ka prova konkrete që e vërtetojnë atë por nga persona që e kanë provuar janë raportuar rezultatet e pritura.
Burimi: 1healthylifevision
shendeti.com.al


