Studim: Femrat e kanë më të vështirë të bien në peshë

Përshtati për gazetën”Shëndet+”: Blertina Koka

Femrat e kanë më të lehtë të shtojnë në peshë sesa meshkujt, për shkak të ndryshimeve në një pjesë të trurit që kontrollon kaloritë.peshore

Pas alarmit të dhënë nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) se numri i femrave obeze është më i madh se ai i meshkujve, shkencëtarët në Britani dhe SHBA realizuan një eksperiment tek minjtë, për të parë nëse gjinia ndikon në shtimin në peshë. Më shumë se gjysma e popullsisë në Britani janë mbipeshë, ndërsa një e katërta po trajtohen nëpër klinika, që do të thotë se një pjesë e popullsisë janë të rrezikuar të preken nga sëmundje të ndryshme, si kanceri, sëmundje me zemrën dhe diabeti.

Studiuesit arritën që minjtë meshkuj obezë t’i kthenin të shëndetshëm, por nuk mundën ta përsërisin tek minjtë femra. Të dhënat tregojnë se pjesa e trurit që influencon në mënyrën sesi trupi përdor kaloritë është e ndryshme tek meshkujt dhe femrat.

Hormonet e prodhuara në këtë pjesë të trurit rregullojnë oreksin, aktivitetin fizik, shpenzimin e energjisë dhe peshën trupore.

Studimi i publikuar në revistën ‘Molecular Metabolism’  zbuloi se këto hormone kryejnë funksione të ndryshme, duke ndikuar tek oreksi si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, dhe tek aktiviteti fizik dhe shpenzimi i energjisë vetëm tek meshkujt. Tek minjtë femra, nuk kishte një ndikim të fortë sa i përket aktivitetit fizik dhe djegies së kalorive.

Studiuesit shpresojnë që ky studim të shërbejë për trajtimin e obezitetit, duke qenë se aktualisht obeziteti trajtohet njësoj si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt.

Burimi: The Independent

 

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?