Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Për mijëra vjet me rradhë shumë kultura kanë përqafuar përfitimet shëndetësore që sjellin produktet natyrale, sidomos ushqimet e përcaktuara si “djegëse”. Një prej këtyre ushqimeve mund të përmendet speci djegës, ose më mirë erëza e specit djegës.
Sipas një studimi të bërë nga revista mjekësore e Pekinit, u konstatua se kapsaicina, elementi më aktiv në specin djegës ishte një element shumë i mirë për të luftuar inflamacionin dhe për të rritur normën metabolike. Sipas po këtij studimi edhe pse speci djegës dhe ushqimet pikante nuk mund të shërojnë sëmundjet e tilla si kanceri, diabeti apo sëmundjet e tjera kronike, ato janë shumë të mira në parandalimin dhe trajtimin e tyre. Përfitimet anti-inflamatore dhe metabolike që sjell kapsaicina mund të ndihmojnë në mbajtjen e një peshë të përshtatshme, detoksifikimin e trupit etj. Edhe pse nuk është vërtetuar ende, thuhet se njerëzit të cilët hanë gjëra pikante jetojnë më gjatë se ata që nuk hanë. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth


