Receta natyrale që ul tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe trigliceridet

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shumica e sëmundjeve, në veçanti kolesteroli i lartë i gjakut apo problemet me trigliceridet lidhen me faktin e një diete të pashëndetshme. Nëse vuani nga këto sëmundje apo edhe nga tensioni i lartë i gjakut ju duhet të bëni stërvitje të rregullt, të mbani një peshë konstante, të konsumoni ushqime të shëndetshme etj. Përveç këtyre ne do t’ju japim edhe një recetë natyrale që ju ndihmon në trajtimin e këtyre problemeve.

receta per tensioninPërbërësit: 1 thelpi hudhër, gjysmë gote lëng limoni i freskët, gjysmë luge çaji pluhur xhenxhefili, 1 lugë çaji uthull molle musht, 1 lugë çaji mjaltë i papërpunuar.

Përziejni të gjithë përbërësit sëbashku dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Konsumoni nga një lugë çaji të përzierjes çdo ditë, para çdo vakti. Ju mund të tresni një lugë të përzierjes edhe në një gotë ujë të vakët dhe ta pini.

Përfitimet shëndetësore: hudhra ul nivelin e triglicerideve, kolesterolit, nivelin e lartë të sheqerit në gjak etj. Xhenxhefili dhe uthulla e mollës janë dy përbërës shumë të mirë në  eleminimin e këtyre problemeve shëndetësore gjithashtu. / www.shendeti.com.al / Burimi: cusineandhealth.com

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin