Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Poret janë një nga problemet më të shpeshta të lëkurës dhe janë më të vështirat për t’u trajtuar dhe për t’u zhdukur. Megjithëse ekzistojnë shumë kremëra kozmetikë që mund të ndihmojnë në eleminimin e tyre, ato kushtojnë shumë dhe ndonjëherë nuk rezultojnë shumë efektive. Në këtë postim do t’ju paraqesim një krem me përbërës natyral që mund ta bëni vetë në shtëpi:
Përbërësit: ¼ filxhan gjalpë kakao, ¼ filxhan vaj ulliri ekstra i virgjër, 1 lugë çaji mjaltë i papërpunuar, 3-4 pika vaj esencial livandoje.
Proçedura e përgatitjes: shkrini gjalpin e kakaos dhe shtojini vajin e ullirit, mjaltin dhe vajin e livandos. Lëreni përzierjen në frigorifer për 20 minuta (jo tek ngrirja). Përdoreni kremin çdo mëngjes e çdo mbrëmje. Pas 2 javësh do të vëreni rezultate të dukshme e të kënaqshme./ www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth


