Shpiket pilula që parandalon njerëzit të kryejnë vetëvrasje

pilule

Shkencëtarët po prodhojnë një pilulë e cila mund t’i ndalojë njerëzit që të kryejnë vetëvrasje. Rezultatet e deritanishme tregojnë se kjo pilulë mund të ndalojë njerëzit të kenë mendime vetëvrasëse brenda shtatë ditësh. Gjatë testimeve në Universitetin e Uashingtonit, në Amerikë, u përdor një medikament i quajtur “buprenorphine”, i cili përdoret zakonisht për shërimin e dhimbjeve. Sipas shkencëtarëve, me të marrë këtë medikament, pacientët ndërruan mendim në vetëm një javë.

Nëse ky medikament do të rezultojë i suksesshëm edhe në studimet e tjera, atëherë mund të përdoret si ilaç që parandalon vetëvrasjet. Metodave tradicionale, si konsultat me psikologun apo marrja e ilaçeve kundër depresionit, iu duhen të paktën gjashtë muaj që të japin efekt.

Shkencëtarët ndërmorën nismën për të prodhuar një pilulë të tillë për shkak të rritjes së numrit të vetëvrasjeve në të gjithë botën.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: The Mirror

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?