Pse meshkujt tradhtojnë? Ja çfarë thonë psikologët!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

pse tradhetojne meshkujtPërqindja e meshkujve që tradhëtojnë, krahasuar me gratë është tepër e lartë. Në përgjithësi, vetëm një e treta e martesave bazohen në besim të ndërsjelltë dhe jetë intime të kënaqshme, duke i mbijetuar keshtu tradhëtisë.  Arsyet pse meshkujt tradhëtojnë janë më koncize, ndërsa për femrat tradhtia lidhet me anën emocionale.

Ja cilat janë arsyet që i çojnë meshkujt në tradhëti ndaj partneres apo bashkëshortes së tyre:

Vetëm për seks: kjo është arsyeja më e rëndësishme se pse meshkujt tradhëtojnë bashkëshortët e tyre. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me një grua pa pasur ndonjë ndjenjë emocionale kundrejt saj, ndërsa për një grua nuk është pikërisht e njëjta gjë, përtej seksit ajo ka një arsye bindëse pse kalon në tradhëti.

Martesë jo e lumtur: Një martesë jo e lumtur, mund të çojë shumicën e meshkujve në një flirt duke pasuar në tradhëti. Shpesh kur një mashkull nuk merr nga partnerja e tij atë që dëshiron përqafon zgjidhjen më të lehtë “të shkojë me një femër tjetër”.  Në vend që të analizojnë se çfarë shkon keq në marrëdhënie dhe të angazhohen për të rregulluar problemet, shumica e meshkujve zgjedhin “arratisjen” që pothuajse gjithmonë identifikohet me tradhëtinë.

Thjesht për ego: meshkujt kanë ego shumë të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë e preferojnë një hallakatje të rastit pa e menduar shumë gjatë. Shpesh ata provojnë tradhëtinë për të provuar nëse janë akoma tërheqës për seksin e kundërt.

Një grua nuk është e mjaftueshme:  pa marrë parasysh se sa e angazhuar apo besnike është bashkëshortja, shumë meshkuj priren të mendojnë se të kesh një grua nuk është e mjaftueshme.

Kompleksi i superioritetit: Shumë meshkuj mendojnë se janë superiorë ndaj femrës dhe bëjnë gjithçka për ta dëshmuar këtë, edhe nëse bëhet fjalë për të tradhtuar partneren. Shpesh egoizmi i shtyn të marrin atë që duan, pa pyetur shumë se kush lëndohet nga kjo situatë.

Në shumë raste meshkujt kanë humbur  pasurinë, shëndetin, fëmijët dhe familjen duke zgjedhur marrëdhëniet jashtë martese, por kjo nuk i pengon ata të bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Në fund të fundit, burrat janë burra!

Burimi: http://hubpages.com/ shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm