Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Hurmat e Arabisë janë përdorur në shumë vende të botës dhe janë një pjesë shumë e rëndësishme e dietës së shumicës së njerëzve në vendet aziatike. Hurmat e Arabisë janë veçanërisht të rëndësishme për vegjetarianët për shkak se përmbajnë vlera ushqyese të domosdoshme të cilat zakonisht nuk gjenden në ushqimet me origjinë bimore si vitamina B6, seleni, fibrat, magnezi, bakri, kaliumi, mangani etj.
Besohet se hurmat e arabisë kanë efekte pozitive në trajtimin e kancerit për shkak të përmbajtjes së selenit. Ky antioksidant i fuqishëm parandalon zhvillimin e kancerit, forcon sistemin imunitar, mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe infeksioneve të ndryshme. Seleni është gjithashtu nxitës i tiroides dhe mungesa e tij çon në ndryshime të rënda hormonale.
Sipas një studimi të bërë në vitin 2007, u konstatua se hurmat e arabisë ishin “ushqimi i trurit” kjo për faktin se janë të pasura me fosfor. Ato sigurojnë trurin dhe muskujt me energji të nevojshme sepse përmbajnë sheqerna natyral si glukozë, saharozë dhe fruktozë. Ky frut përmban klor, element i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve. Ato janë të pasura gjithashtu me vitamina A, C, B1, B2, niacin, natrium, magnez, kalcium dhe hekur. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthdigezt


