Raca dhe etniteti, sa lidhen me sëmundjet e zemrës!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

zemerPresioni i lartë i gjakut, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës ndryshojnë në mesin e njerëzve me prejardhje të ndryshme.

Të rriturit që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës se nga sa çdo lloj shkaku tjetër, pa marrë parasysh trashëgiminë e tyre raciale apo etnike. Por disa grupe minoritare përballen me një rrezik më të madh se të tjerët. Këto ndryshime duket se rrjedhin nga një prevalencë rritje e presionit të lartë të gjakut, diabetit, obezitetit dhe kjo shihet në disa popullsi kryesisht jo me ngjyrë të bardhë.

Megjithatë, të gjenden arsye nuk është e lehtë, dallime gjenetike ekzistojnë. Por diversiteti brenda grupeve të ndryshme racore dhe etnike do të thotë se tiparet gjenetike të përbashkëta për disa grupe nuk mund të përgjithësohen për një popullsi të tërë.

Shumë faktorë të ndërthurur kanë gjasa të kontribuojë në normat e larta të sëmundjeve të zemrës. Të ardhurat e njerzve, vendi ku jetojnë, ushqimi i shëndetshëm, vendet e sigurta për tu ushtruar, dhe kujdesi shëndetësor cilësor, ndikojnë në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Me fjalë të tjera, “Kodi juaj ZIP, është më i rëndësishëm se kodi juaj gjenetik”, thotë Dr. Eldrin Lewis, kardiolog në Harvard.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/ shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje