Ja si mund të rrisni dhëmbin e humbur për 9 javë!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

dhembeGjithkush e di se implantet dentare e bëjnë jetën tonë shumë më të lehtë dhe ne përfitojmë shumë prej tyre. Ata janë një zgjidhje e shkëlqyer për të plotësuar boshllëkun që mbetet pas humbjes së një dhëmbi apo më shumë. Profesionistët në fushën e stomatologjisë kanë bërë zbulime të shumta dhe ka pasur një zhvillim shumë të mahnitshëm në teknologjinë e impianteve dentare që shkon përtej implanteve klasike dhe protezave. Këto zbulime dhe zhvillime na ofrojnë një mundësi për të rritur një dhëmb krejt të ri në zgavrën e gojës.

Një hulumtim është kryer nga universiteti i Kolumbisë me dr. Jeremy Mao si hetues kryesor, ku u zbulua diçka e pabesueshme. Dr. Jeremy Mao ka ndërtuar një metodë për rigjenerimin e dhëmbëve ekzistente e cila lidhet me qelizat embrionale të trupit. Duke përdorur ADN-në e tyre, ai pati sukses në rigjenerimin e dhëmbëve të reja brenda 9 javëve nga aplikimi i kësaj metode. Ky zbulim i teknologjisë moderne premton një të ardhme të ndritshme, kur është fjala për kujdesin dentar.

Siç dihet nga të gjithë, implantet dentare janë një mënyrë shumë e lehtë dhe efikase për të zëvendësuar një ose më shumë dhëmbë që kemi humbur. Megjithatë, pa marrë parasysh sa zëvendësim i mirë ata janë, është e mundur që të mund të çojnë në probleme dhe komplikime të ndryshme.

Burimi: http://www.neëhealthycenter.com/ shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?