Maska që do t’ju surprizojë, ja cilat janë efektet e saj!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

maskeNë sajë të jetesës tonë moderne, faktorëve të mjedisit dhe faktorëve të lidhura ngushtë si ndotja, stresi dhe toksinat në ushqim, shumë të rinj kanë filluar të vuajnë nga humbja e flokëve.

Humbja e flokëve është bërë një kërcënim i madh për të dy gjinitë dhe ndikon në besimin e të gjithëve. Kur ballafaqohen me dilemën, njerëzit shpesh përdorin metoda të ndryshme për të shmangur këtë problem madhor. Por shpesh ata përfundojnë pa rezultat.

Shumë nga kimikatet që kompanitë reklamojnë në fakt nuk sjellin rezultatet e dëshiruara, ndërsa mundësia e transplantit të flokëve është tepër e kushtueshme.

Provoni këtë maskë natyrale efektive dhe rezultatet do të jenë të dukshme për pak javë.

Përbërësit:

  • Castor OilVaj kastori- 2 lugë
  • E verdhë  veze – nga 1 vezë
  • Mjaltë- 1 lugë gjelle

Merrni një tas dhe përzieni të gjitha këta përbërës së bashku, derisa të siguroheni që ata janë përzierë si duhet. Aplikoni përzierjen në rrënjët e flokëve dhe gjatësinë e tyre. Vendoseni mbi  flokë një qese plastike dhe pas 2 orësh lani flokët me shampo / kondicioner. Aplikojeni këtë metodë të paktën një herë në javë dhe të ndiqni rutinën për 2 muaj.

Burimi: http://www.newhealthycenter.com/ shëndeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer