Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Doni një motivim për të ndaluar duhanin? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj 20 minuta deri në 15 vjet pasi keni pirë cigaren e fundit.
Revista Health ka zbuluar një infografik që tregon se çfarë ndodh me trupin pasi lini duhanin, duke filluar nga 20 minuta deri pas 15 vjetësh.
20-30 minuta pas cigares së fundit
- Shtypja e gjakut dhe pulsi kthehen në gjendjen normale
- Këmbët dhe duart fillojnë të ngrohen
8 orë pas pas cigares së fundit
- Ulet niveli i monoksidit të karbonit në gjak
- Rritet niveli i oksigjenit
48 orë pas cigares së fundit
- Përmirësohen shqisat e shijes dhe aromës
72 orë pas cigares së fundit
- Relaksohen tubat bronkiale
2 javë deri 3 muaj pas cigares së fundit
- Përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe funksionimi i mushkërive
1 deri në 9 muaj pas lënies së duhanit
- Zvogëlohet kongjestioni i sinuseve dhe kolliteni më pak.
- Mushkëritë janë në gjendje më të mirë për të pastruar mukozën, funksionojnë më mirë dhe ulin infeksionin.
1 vit pas lënies së cigares
- Rreziku i sulmit në zemër zvogëlohet me 50% krahasuar me njerëzit që pinë duhan.
5 vite pas lënies së duhanit
- Rreziku për të pësuar goditje në tru ose zemër është i njëjtë me personat që nuk kanë pirë asnjëherë duhan.
- Rreziku për t’u prekur nga kanceri i gojës, fytit, ezofagut dhe fshikëzës zvogëlohet me 50%.
- Rreziku për t’u prekur nga kanceri i qafës zvogëlohet sa tek një jopërdorues i duhanit.
15 vite pas lënies së duhanit
- Rreziku për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme në zemër është i njëjtë me një jopërdorues të duhanit.
- Rreziku për të vdekur është pothuajse i njëjtë me personat që nuk kanë pirë asnjëherë duhan.
Burimi: Indepedent / https://shendeti.com.al/



