Ndërhyrja “8 minutëshe” që ju mundëson vizion mbinjerëzor!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

syzeNjë optometrist nga Kanadaja ka zhvilluar një ndërhyrje kirurgjikale në sy, e cila i jep çdokujt që ka probleme me shikimin,jo vetëm një vizion të përsosur, por vizion mbinjerëzor.

Dr. Garth Webb ka zhvilluar një lente të re të quajtur Bionic, e cila i jep njerëzve vizion të trefishtë në çdo moshë. Nuk do të jetë më nevoja për të përdorur syze për lexim dhe personat mbi moshën 25 vjeçare janë kandidatë idealë për t’ju nënështruar kësaj ndërhyrje.

“Këtë rritje të vizionit bota nuk e ka parë më parë”, thotë dr. Webb, pas kësaj ndërhyrje mund të shihni orën shumë qartë nga 30 metra larg”.

Operacioni është i shpejtë, pa dhimbje dhe zgjat rreth 8 minuta. Vizioni juaj do të korrigjohet menjëherë dhe përgjithmonë.

Projekti ka qenë në zhvillim për tetë vjet dhe ka kushtuar një total prej  3 milion dollarë për t’u përfunduar. Dr. Webb e filloi këtë projekt për të korrigjuar vizionin e dobët, si dhe problemet e njerëzve që kanë përdorur syze që nga fëmijëria.

“Mendoj se kjo pajisje do të na sjellë më afër Grail shenjtë e vizionit të shkëlqyer në të gjitha vargjet – largëta, të ndërmjetme dhe të afërt,” tha Dr Vincent DeLuise, një okulist i cili jep mësim në Universitetin Yale, si dhe Weill Cornell Medical College në Nju Jork.

Burimi: http://simpleorganiclife.org/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës