Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Mielli i misrit është një produkt që mund të gjendet në çdo kuzhinë dhe mund të përdoret në lloje të ndryshme gatimi. Por a e kishit menduar se ai mund të përdorej dhe si produkt kozmetik?!
Parandaolon aromat e pakëndshme: përzieni një lugë miell misri me një lugë vaj kokosi dhe 2 lugë ujë të nxehtë. Aplikojeni përzierjen në sqetulla dhe lëreni masën derisa të thahet. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të neutralizuar aromat e pakëndshme.
Heq lëkurën e vdekur: përzieni një lugë miell misri në pak ujë të nxehtë. Me këtë përbërje masazhoni me lëvizje rrethore fytyrën. Pas përdorimit të kësaj maske lëkura do t’ju skuqet, por do të kalojë.
Skrab për flokët: nëse keni flokë të yndyrshëm aplikoni pak ujë të përzier me miell misri. Masazhoni lëkurën e kokës dhe më pas shpëlajeni kokën normalisht.
Heq plasaritjet e buzëve: përzieni miell misri me ujë të nxehtë dhe masazhoni butësisht buzët. Kjo mënyrë është mjaft e mirë në rastet kur buzët janë të plasaritura dhe kanë lëkurë të dalë. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth


