Dhimbja e nofullave mund të jetë simptomë e një sëmundje vdekjeprurëse tek femrat

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Së pari duhet të keni parasysh diçka: Sulmet në zemër nuk ndodhin vetëm tek të moshuarit apo meshkujt mbipeshë.femer Sipas një studimi të kryer nga Shoqata Amerikane e Zemrës, rreth 50 mijë femra kanë vdekur në vitin 2014 nga sulmet në zemër.

Simptomat e atakut në zemër mund të jenë pak më lehta tek femrat krahasuar me meshkujt. Një nga simptomat kryesore që paralajmëron atakun kardiak është dhimbja e gjoksit. Por, femrat mund të kenë edhe dhimbje të nofullave, që është një shenjë e atakut kardiak. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, nëse zemra nuk po funksionon siç duhet, femrat do të kenë dhimbje të nofullave, qafës ose shpinës, simptoma këto që nuk vërehen tek meshkujt.

Edhe pse mund të kenë dhimbje, femrat priren t’i anashkalojnë ato. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, femrat presin rreth 54 orë para se të vizitojnë një doktor, ndërsa meshkujt presin vetëm 16 orë. Femrat presin derisa gjendja të përkeqësohet dhe të pësojnë ndonjë shok në zemër, duke vënë kështu jetën në rrezik.

Burimi: Yahoo Health/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?