Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al
Më falni, jam 13 vjeç dhe kam pika të zeza si krimba. Çfarë mund të bëj?
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” dermatologia Blerta Gjoni
Pacientja 13 vjeçe duhet të përdorë vetëm xhel larës me përbërje të acideve me përqindje 1 deri 2% për lëkura me akne komedogjenike. Nëse problemi i shtohet me akne, duhet t’i drejtohet dermatologut për vendosje terapie lokale, pasi mosha është shumë e re. Në mosha të tilla evitohen terapi të forta dhe bëhet edhe edukimi shëndetësor.


