Vajzës i janë shfaqur dy gjendra në qafë…

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al

E kam vajzën 11 vjeç dhe në qafë i janë shfaqur 2 gjendra. Mjekët nuk po ma bëjnë tragjike. Çfarë këshille më jepni?

tiroidaPërgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji

Kur themi gjendra në qafë, nuk nënkuptojmë që doemos janë tiroide. Mundësia më e madhe është që vajza të ketë kaluar gjendje infektive, për shembull infeksion të bajameve, infeksion dhëmbi, probleme me mishrat e dhëmbëve dhe si rrjedhojë organizmi ka reaguar duke rritur gjendrat limfatike (nyjet limfatike).

Nuk do të thoja problem i madh apo i vogël, por duhet të bëjë një eko të qafës dhe gjak komplet që të orientohet te mjeku përkatës. Nëse bëhet fjalë për infeksion, duhet të shkojë te infeksionisti, ndërsa nëse është prekur tiroidja, duhet të konsultohet me endokrinologun.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?