Kam shumë qime. Ç’të bëj?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al

Përshëndetje. Unë kam shumë probleme me qimet. Kam shumë qime në fytyrë dhe në vende të tjera ku mendoj se nuk janë normale. Çfarë duhet të bëj, si trajtohen?

depilimi1Përgjigjet për gazetën “Shëndet+”nga mjekja dermatologe Albana Lufi

Hirsutizmi është një gjendje klinike që karakterizohet nga prania e tepërt e qimeve tek femrat, në fytyrë dhe në ato zona të trupit ku normalisht nuk duhet të ketë qime. Trajtimi i hirsutizmit varet nga shkaku përgjegjës që çon në shfaqjen e hirsutizmit. Hirsutizmi mund të përmirësohet si rezultat i metodave kozmetike dhe terapive hormonale. Zakonisht mund të shikohet një përmirësim në shkallën e hirsutizmit pas 6 muajsh terapi hormonale, por nëse përdoren njëkohësisht dhe metodat kozmetike, atëherë mund të vihet re një përmirësim më i shpejtë.

Metodat mekanike për trajtimin e hirsutizmit janë: zbardhja e qimeve, përdorimi i brisket, i dyllit, piskatores etj. Largimi i qimeve me dyll, si dhe shkulja e qimeve, mund të shkaktojnë folikulitis (infeksion të rënies së qimes). Përdorimi i briskut për heqjen e qimeve shkakton një dalje të shpejtë të qimeve të shkurtra e të ashpra. Metoda të tjera efikase që rezultojnë në depilimin e përhershëm të qimeve janë: depilimi me elektrolizë dhe depilimi me lazer.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?