A shkaktojnë sëmundjet e veshkave anemi?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al

veshkaPërgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku nefrolog Alketa Koroshi

Një veçori e sëmundjeve kronike të veshkave është anemia që ato shkaktojnë,  sepse veshkat e sëmura nuk sekretojnë një hormon që normalisht stimulon palcën e kockave për prodhimin e maturimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ky hormon quhet eritropoetin. Mungesa e këtij hormoni zhvillon aneminë dhe për pasojë në organizëm në mënyrë kompensatore ndodh hipervolemia, por kjo e sforcon muskulin e zemrës se i duhet të përballojë një volum të madh gjaku. Si pasojë shtohet frekuenca e ritmit të zemrës dhe debiti kardiak. Ndodh hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë dhe rritet shansi për aritmi dhe vdekje të papritura. Sot është bërë e mundur që të përmirësohet anemia duke dhënë eritropoetinë humane të rekombinuar, gjë që e ka përmirësuar shumë cilësinë e jetës e ka shmangur shumë mundësinë e komplikacioneve në këta të sëmurë.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë