Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Vezët janë pjesë e domosdoshme për këdo që është në dietë. Ato nuk janë të vështira për t’u konsumuar, nuk kushtojë shumë dhe janë të pasura me aminoacide, antioksidantë, hekur, dhe proteina.
Nëse nuk jeni të bindur plotësisht për rëndësinë e tyre, atëherë këto përfitime të shëndetshme mund t’ju bindin të shtoni vezë në dietën tuaj çdo ditë.
E dobishme për flokët dhe lëkurën: Vezët kanë qenë të njohura për përmbajtjen e vitaminës B-kompleks, vitamina të cilat janë shumë të domosdoshme për lëkurën e mirë, gjendjen e flokëve , syve, mëlçisë dhe lëkurës. Vezët janë burim i mrekullueshëm për ushqimin e trurit.
E dobishme për kockat dhe dhëmbët: Vezët janë burim i mrekullueshëm i vitaminës D e cila përdoret për të forcuar kockat dhe dhëmbët. Kalciumi është kryesor për funksionimin e metabolizmit, zorrës së trashë dhe zemrës.
E dobishme për forcimin e sistemit imunitar: Nëse konsumoni një vezë çdo ditë, mund të ndihmoni në uljen e rrezikut për tu prekur nga viruset, sëmundjet, infeksionet dhe gjithashtu mund të rrisni sistemin imunitar dhe të ndihmoni në rregullimin e hormoneve.
E dobishme për të luftuar stresin emocional dhe ankthin: Vezët kanë qenë të njohura për të ndihmuar në funksionimin e shëndetit mendor vetëm nga prezenca e nëntë aminoacideve që janë brenda vezës. Nëse konsumoni vezë rregullisht mund të ulni ndjeshëm nivelet e stresit dhe ankthit.
Burimi:simpleorganiclife.org/http://shëndeti.com.al


