Cilat janë 4 gabimet që bëni kur filloni vrapin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vrap ioÇdo pranverë, shumë njerëz fillojnë rutinën e tyre të vrapit deri para sezonit të verës. Megjithatë, duket se çdo fillestar bën 4 gabimet e zakonshme në fillim. Ja cilat janë ato dhe ja si t’i shmangni.

Dietë jo e mirë: trupi juaj është si një makinë që duhet të furnizohet me karburant për të punuar. Prandaj, duhet të konsumoni një dietë të përshtatshme dhe shumë ujë. Një orë para se të shkoni në punë,  duhet të konsumoni një pjesë të vogël yndyrash, karbohidrate dhe proteina. Mund të hani një fetë bukë gruri me bajame ose me pak gjalpë kikiriku. 2 orë para se të shkoni për vrap, mund të hani ushqim të pasur me yndyrna, proteina, karbohidrate, si vezë ose proshutë.

Këpucët e gabuara: mund t’ju çojnë në probleme të papritura, si dhimbje supi, dhimbje në kyçin e këmbës dhe të tjera. Kjo do të thotë se këpucët, në qoftë se nuk janë të përshtatshme, mund të përfaqësojnë një rrezik të heshtur për ju.

Nëse filloni të vraponi shpejt: vrapuesit e rinj bëjnë gjithmonë dy gabime: fillojnë vrapin shumë shpejt, gjë e cila çon në lodhje. Në fund, personi është shumë i lodhur dhe madje mund të mendojë të heqë dorë nga ky zakon.

Qëllimet joreale: një gjë me të vërtetë e dëmshme që mund të bëni për veten tuaj është të vendosni një qëllim joreal dhe të prisni më shumë se mund të arrini. Për shembull, në vend të konkurroni kundër vrapuesve të tjerë më me përvojë, synoni drejtimin e një milje, dhe të rrisni gradualisht rrugën.

Burimi: healthyfoodhouse.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës