Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Mjeku alternative kinez dr Lai Chiu Nan thotë se ka gjetur kurën natyrale që mund të trajtojë gurët e tëmthit. Ai thotë se gurët në tëmth janë një problem mjaft serioz dhe mund të çojnë në zhvillimin e qelizave kancerogjene. Një nga simptomat kryesore të gurëve në tëmth është ndjesia e fryrjes pas një vakti të rëndë. Mostretja e ushqimit, dhimbjet etj janë disa nga simptomat e tjera të gurëve në tëmth. Ja regjimi që duhet të ndiqni :
Në pesë ditët e para, pini çdo ditë 4 gota lëng molle të freskët, ose hani 4 kokrra mollë. Molla zbut gurët e tëmthit, pas këtyre ditëve mund të hani normalisht.
Në ditën e gjashtë, mos hani fare darkë. Nga ora 6 pasdite e ditës së gjashtë pini një gotë ujë të ngrohtë ku të keni tretur një lugë çaji kripë Epsom (sulfat magnezi).
Të nesërmen pini 2 herë në ditë gjysmë gote ujë të ngrohtë, me vaj ulliri dhe lëng limoni. Kjo pije do të shërbejë si lubrifikuese për daljen e gurëve.
Pas këtij trajtimi do të vëreni se do të keni jashtëqitje të gjelbër dhe kjo do të jetë një shenjë e mirë. / www.shendeti.com.al / Burimi: finelivingadvice /


