Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Njerëzit që e teprojnë me konsumimin e sheqerit në dietën e tyre ushqimore janë më të rrezikuar të preken nga obeziteti, diabeti i tipit 2 dhe t’u prishen dhëmbët.
Një studim i ri ka treguar se sheqeri mund të dëmtojë edhe trurin, ashtu si stresi dhe abuzimi. Hulumtues nga “Universiteti New South Wales” në Australi kryen një studim me minjtë për të parë ndikimin që luan sheqeri në tru. Ata përdorën minjtë femra, duke qenë se ato janë më të rrezikuara ndaj stresit.
Shkencëtarët i ndanë minjtë në katër grupe, sipas nivelit të stresit dhe sasisë së sheqerit që konsumuan. Ata i monitoruan minjtë për rreth 15 javësh. Testet krahasuese treguan se si stresi edhe sheqeri shkaktonin anomali të ngjashme në trurin e minjve.
Pas kryerjes së skanimeve në trurin e minjve, shkencëtarët dolën në përfundimin se konsumimi i tepërt i sheqerit në moshë të re çon në rritjen e nervave. Stresi dhe sheqeri hynin në veprim me gjenin e quajtur Neurod1, i cili është përgjegjës për rritjen e nervave.
Burimi: Tech Times / https://shendeti.com.al/


