Thojini lamtumirë erës së keqe të këmbëve me këto mënyra natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Era e keqe e këmbëve mund të vijë si pasojë e çorapeve apo këpucëve të papërshtatshme. Ky është një problem që prek shumicën e njerëzve, sidomos ata që mbajnë të veshura këpucët gjatë gjithë ditës.

kembeUthull molle musht: prania e acideve acetike dhe fenolike në uthull e bëjnë atë një mjet të shkëlqyer antibakterial, e për pasojë heq erën e keqe të këmbëve. Shtoni gjysmë gote uthull molle në një legen me ujë të vakët dhe mbajini këmbët për 20 minuta në ujë. Përsëriteni këtë proçedurë 2-3 herë në javë.

Vodka: kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është shumë efektive. Hidhni një filxhan vodka në ujë dhe era e keqe e këmbëve do të zhduket. Mbajini këmbët në ujin me vodka për 20 minuta.

Ujë me kripë: kripa është e mbushur me natrium dhe për pasojë mund të ndihmojë në neutralizimin e erës së keqe të këmbëve. Lajini këmbët çdo natë me ujë me kripë dhe më pas lyejni ato me vaj kokosi. / www.shendeti.co.al / Burimi: yourhealthypage.com /

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit