5 gjërat që nuk duhet t’ia thoni asnjëherë doktorit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Takimi me doktorin mund të konsiderohet si një nga gjërat më të stresuesshme që na ndodhin në jetë. Për ta bërë takimin më pak të stresuesshëm, duhet të jeni më të hapur me mjekun dhe ta pyesni për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë.doktor_pacient

Mjekët duan që këto 5 fraza të mos përmenden asnjëherë nga pacientët:

Mos Thoni: “Jam i sigurt se është…”

Të gjithë e duam Dr. Google. Por, doktorët nuk duan të dëgjojnë nga ju frazën “Kam kërkuar për simptomat në internet dhe…”. Informacionet që mund të gjeni në internet jo vetëm që mund të keqkuptohen nga ju dhe t’ju fusin frikën, por mund t’ia bëni edhe më të vështirë punën doktorit.

“Çfarëdo që të kërkoni në internet, mbajeni për vete,” thotë kardeologia Suzanne Steinbaum. Mjekët kanë protokollin e tyre për të përcaktuar diagnozën, ata marrin parasysh simptomat, historinë e familjes, mjekimet që keni marrë etj.

Mos thoni: “Ndoshta është vetëm stres”

Sigurisht që stresi mund t’ju sëmurë, por kur ia thoni këtë frazë doktorit, ai mund t’ju marrë më pak seriozisht. Ju duhet të shmangni gjithashtu frazën “mund të jetë vetëm në kokën time”.

Nëse thoni “Kam dhimbje koke, por mund ta kem nga stresi”, të gjithë mjekët do të kujtojnë se dhimbja e kokës është shkaktuar nga stresi, dhe nuk do të bëjnë më ekzaminime të tjera.

Mos thoni: “Më falni se ju shpenzova kohën”

Puna e doktorit është që të kujdeset për ju, prandaj nuk ka asgjë të keqe që të bëni një vizitë edhe nëse dilni pa asnjë sëmundje. Nëse nuk ndiheni mirë, shkoni dhe bëni një vizitë, mos prisni që gjërat të përkeqësohen.

Mos thoni: “Me siguri që keni dëgjuar për…”

Është krejtësisht në rregull kur ju pyesni doktorin në lidhje me një trajtim për artritin që keni parë duke u reklamuar në televizor, ose për një studim të ri që mund ta keni lexuar tek gazeta “Shëndet+”, por mos i thoni doktorit se “me siguri që keni dëgjuar për këtë…”. “Fatkeqësisht, mjekët jo gjithmonë janë të përditësuar me lajmet e fundit, duke qenë se ato nuk kanë shumë kohë,” thotë doktoresha Elizabeth Lyster.

Mos thoni: “A nuk jeni ju eksperti?”

Edhe doktorët janë qenie humane si të gjithë ne. Po, ata kanë kryer shkollën mjekësore dhe trajtojnë pacientë çdo ditë, por, t’ua vësh atyre fajin nëse një gjë nuk shkon ashtu siç duhet, nuk është e drejtë. Gjithashtu, nuk mund t’ju thoni se “ju jeni eksperti, prandaj duhet të më jepni një përgjigje”.

Profesionistët mjekësorë meritojnë respektin tuaj, ashtu siç ata ju respektojnë ju.

Burimi: Prevention Magazine / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm