Thuajini ‘lamtumirë’ pagjumësisë me këtë metodë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Keni probleme me gjumin? Ja si të flini gjumë brenda 60 sekondave.gjume

Një shkencëtar nga Universiteti i Harvardit, Dr. Andrew Weil, ka zbuluar një teknikë të frymëmarrjes, e cila i ndihmon njerëzit të flenë brenda 60 sekondave.

“Frymëmarrja e  thellë ndikon psikologjinë dhe procesin e të menduarit, duke përfshirë këtu edhe gjendjen emocionale. Duke e fokusuar vëmendjen tek frymëmarrja dhe pa bërë asgjë tjetër, ju filloni të relaksoheni,” shkroi doktori në uebsajtin e tij.

Ky truk është quajtur “teknika e frymëmarrjes 4-7-8” dhe ja si funksionon:

  • Nxirrni frymën thellë nëpërmjet gojës.
  • Mbyllni gojën dhe filloni të merrni frymë nëpërmjet hundës duke numëruar deri në 4.
  • Mbajeni frymën duke numëruar deri në 7.
  • Më pas, nxirreni frymën zëshëm përmes gojës për tetë sekonda në një frymënxjerrje të vetme.
  • Tani sërish merrni frymë dhe përsëriteni këtë teknikë tri herë për katër frymëmarrje-frymënxjerrje.

Burimi: BGR / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje