Vuani nga pagjumësia? Dëgjoni njërën nga këto 10 këngë që të flini më shpejt

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

pagjumesi_kenge

Një mënyrë e mirë për të luftuar pagjumësinë është dëgjimi i këngëve të lehta. Kënga më relaksuese deri tani është cilësuar “Weightless”, e kompozuar nga banda britanike Marconi Union në bashkëpunim me trapistët e tingujve. Kjo këngë thuhet se ul stresin, tensionin e gjakut dhe rregullon rrahjet e zemrës, duke përdorur instrumente të ndryshme muzikore, si kitarë, piano etj.

Nëse nuk është në shijet e tuaj muzikore, atëherë mund të dëgjoni këngën “Thinking Out Loud” të Ed Sheeran. Vitin e kaluar kjo këngë dominoi listat muzikore për këngët më të dëgjuara gjatë natës.

Dëgjimi i këngëve të lehta ndihmon në uljen e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes, duke ulur kështu aktivitetin e trurit, shpjegojnë shkencëtarët.

Uebsajti Sonima.com ka publikuar një listë me 10 këngët që i ndihmojnë njerëzit të kenë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.

  1. Thinking Out Loud – Ed Sheeran
  2. All of Me – John Legend
  3. Earned It (from Fifty Shades of Grey) -The Weeknd
  4. Let Her Go – Passenger
  5. Skinny Love – Birdy
  6. Say Something – A Great Big World, Christina Aguilera
  7. FourFiveSeconds – Rihanna, Paul McCartney, Kanye West
  8. Fix You – Coldplay
  9. Photograph – Ed Sheeran
  10. Latch (Acoustic) – Sam Smith

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?