Detoksifikoni trupin me këto mënyra natyrale!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

karrotaNe dëgjojmë kaq shumë për procesin e detoksifikimit dhe mund të pyesim veten se sa i dobishëm mund të jetë ai. Një pastrim i duhur apo zakonet e mira dhe të natyrshme për detoksifikimin e trupit mund t’ju ndihmojnë për të arritur përfitime të mahnitshme shëndetësore. Nocioni i një programi të thjeshtë detoksifikimi duhet të integrohet me një mënyrë jetese të shëndetshme për të dhënë rezultatet më të mira.

Zëvendësoni një vakt çdo ditë me kos për detoksifikim: Ky zakon nuk është ekstrem dhe nuk do të shkaktojë ndonjë dëm, por mund të jetë i jashtëzakonshëm për marrjen e substancave që trupi ka nevojë.

Konsumoni ushqime organike sa herë të keni mundësi: Nëse vendosni të hani fruta ose perime, zgjidhni ato organiket. Luleshtrydhe, mollë dhe domate janë shembuj të mirë të ushqimeve organike.

Bëni një masazh të mirë dhe intensiv: Ne priremi të mendojmë për masazhin si “luks” për t’u relaksuar, e cila sigurisht mund të jetë në disa raste. Edhe pse masazhi me siguri mund të jetë luks, gjithashtu ndodh të jetë një mënyrë e mirë për detoksifikimin e trupit. Masazhi është një mundësi e mirë për t’u kujdesur për vetën dhe për trupin. Nëse doni të shpëtoni nga toksinat në trup bëni mirë ta merrni në konsideratë këtë mundësi.

Pini sa më shumë ujë: Nëse ka një gjë që mund t’ju ndihmojë për detoksifikimin e trupit, është konsumimi i vazhdueshëm i ujit. Kjo substancë e thjeshtë mund të ofrojë ndihmë të madhe për të gjithë trupin dhe mënyrën se si ai funksionon.

Zëvendësoni kafen e mëngjesit me çaj jeshil: nëse jeni të vendosur të detoksifikoni trupin, atëherë duhet të ndryshoni disa zakone dhe zëvendësimi i kafes së mëngjesit me çaj jeshil është nj prej tyre. Çaji jeshil ofron antioksidantë të shkëlqyer dhe tepër të nevojshëm për procesin e detoksifikimit.

Bëni stërvitje: stërvitja dhe ushtrimet nënkuptojnë djersitje e si pasojë nxjerrje të toksinave jashtë trupit në një mënyrë krejtësisht natyrale.

Hani shumë fibra në mënyrën e tyre të natyrshme: Fibrat mund të jenë një shtesë e shkëlqyer për një sërë arsyesh, dhe detoksifikiki është vetëm një prej tyre.

Burimi: healthydiet24.com/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit