Ja çfarë e shkakton dridhjen e kapakut të syrit!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dridhje syriA keni pasur ndonjëherë dridhje të çuditshme në sy? Të gjithë pajtohen se është një ndjenjë e pakëndshme, por pjesa më e madhe nuk e dinë se çfarë qëndron pas tij.

Sipas Klinikës Mayo, dridhja e qepallës së syrit mund të largohet brenda një kohe të shkurtër, por mund të përsëritet disa orë në disa ditë, apo më gjatë.

Shkaku i vërtetë i dridhjes së kapakut të syrit mbetet i paqartë, megjithatë, në sajë të një hulumtimi të të kryer nga Klinika Mayo, disa nga arsyet kryesore që shkaktojnë dridhjen e syrit janë:

– Pirja e duhanit

– Dritat shumë të forta

– Lodhja

– Alkooli

– Kafeina e tepërt

Dridhja e kapakut të syrit mund të zhduket shumë shpejt, ashtu siç është shfaqur.  Megjithatë, ka raste kur kjo ndjenjë e pakëndshme mund të tregojë diçka më serioze se sa thjesht zakone të këqija të tilla si pirja e duhanit.

Ndonjëherë, ajo mund të jetë shenjë e inflamacionit kronik të qepallës, apo edhe diçka më serioze.

Konsultohuni me mjekun në rast se jeni duke përjetuar dridhje të vazhdueshme e cila nuk ndalon.

Nëse mjeku konstaton se dridhja e syrit është rezultat i jetesës të dobët, duhet të shmangni zakone të tilla si stresi, konsumimi i alkoolit, konsumimi i kafes, dhe pirja e duhanit.

Burimi:http://besthealthyguide.com/shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?