A ju shëndosh televizori?

 Blerina Bombaj, dietologe

 televizori“Gozhdimi” përpara televizorit është një ritual sedentar i cili shoqërohet me zakone të gabuara të ushqyerjes si pickimi i ushqimeve kalorike dhe të kripura. Ajo që ndodh quhet “e ngrënë pa mendje”, sepse mendja është e përqëndruar te ngjarja që shfaqet në ekran. Kjo vërehet shumë kur bëhet fjalë për ngjarje me aksion apo që shkaktojnë ankth. Në këtë mënyrë, personat që janë të tërhequr pas televizorit, konsumojnë kalori të tepërta fare lehtë. Ngjarjet me aksion apo thriler shkaktojnë rritje të hormoneve të stresit siç është kortizoli. Duke u kombinuar me të ndenjurin ulur dhe me një ulje të lehtë që të shikuarit televizor shkakton në metabolizem, ky veprim rezulton në shtim të dhjamit, sidomos në zonën e barkut.

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?