Këto ushqime nuk duhen mbajtur në frigorifer

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Mënyra më e mirë për t’i mbajtur ushqimet të freskëta, është t’i ruajmë ato në frigorifer. Por, disa ushqime e humbasin shijen dhe cilësinë nëse ruhen në frigorifer.ushqime

Këto ushqime nuk duhet t’i mbani asnjëherë në frigorifer:

Domatet – Nëse i mbani domatet në frigorifer, ato do të humbasin të gjithë shijen. Mbajtja e domateve në frigorifer ndryshon strukturën kimike të tyre dhe redukton sasinë e përbërësve organikë të frutit, duke ndikuar kështu tek shija. Temperaturat e ulëta, nën 50C, i zbusin domatet dhe rrudhosin lëkurën.

Patatet – Këto perime duhet të ruhen në një ambient të freskët dhe të thatë, por jo në frigorifer. Nëse i mban patatet në frigorifer, ato do të bëhen të ëmbla dhe të ashpra, pasi temperatura e ftohtë e kthen niseshtenë në sheqer shumë shpejt. Duke u ruajtur në frigorifer, patates i humbet shija dhe fillon të prishet.

Qepa – Nëse qepët janë të paqëruara, atëherë  ato duhet të ruhen në një vend të freskët dhe të thatë, me shumë ajër, por jo në frigorifer. Lagështia e frigoriferit i bën ato të buta dhe të mykura. Qepët duhet t’i mbani në frigorifer vetëm nëse janë të qëruara ose të prera, dhe t’i gatuani sa më shpejt të jetë e mundur, pasi nuk do të rezistojnë gjatë.

Banania – Nëse banania është e pjekur mirë, atëherë mund ta ruani në frigorifer që mos të prishet shumë shpejt. Por nëse është në ngjyrë të gjelbër, nuk duhet ta fusni në frigorifer, pasi ka nevojë akoma të piqet dhe frigoriferi vetëm sa ia nxin lëkurën.

Buka – Frigoriferi e than shumë shpejt bukën dhe ia humbet shijen.

Hudhra – Mbajtja e hudhrës në frigorifer ose në një qese plastike bën që të zërë shumë shpejt myk. Mënyra më e mirë për të ruajtur hudhrat, është t’i mbani në një ambient të errët, ku ka qarkullim ajri mjaftueshëm dhe temperatura të jetë normale.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara