Binjaket lindin nga e njëjta vezë, duken sikur i përkasin racave të ndryshme

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

binjake1

Në Britani kanë lindur binjaket e para me ngjyra të ndryshme, bardhë dhe zi, por që vijnë nga e njëjta vezë. Prindërit e dy vajzave, Libby Appleby dhe County Durham, i përkasin dy racave të ndryshme. Amelia, vajza me lëkurë ngjyrë të errët, sy kafe dhe flokë të zinj, i ka ngjarë të atit, ndërsa Jasemine, vajza me lëkurë ngjyrë të bardhë, sy blu dhe flokë kaçurrela, i ka ngjarë nënës. Vajzat janë zhvilluar nga e njëjta zigotë, e cila ndahet dhe formon dy embrione.

Binjaket kanë gjithashtu të njëjtën gjini, grup gjaku dhe pothuajse të njëjtën pamje të jashtme, vetëm se ndryshon ngjyra e lëkurës dhe e syve.

binjake

Gjatë shtatzënisë, mjekët i thanë nënës se foshnjat e saj do të duken aq të ngjashme sa duhet t’u vendosësh një shenjë për t’i dalluar. Pavarësisht ngjyrës së lëkurës, binjaket janë gjenetikisht identike dhe mendohet të jenë të parat në llojin e tyre ne vend.

“Kur ato lindën, ne u befasuam, madje doktorët nuk mund ta besonin. Ato duket sikur janë nga raca të ndryshme. Amelia është imazhi i të atit, ndërsa Jasmine është një mini version i imi”, tregon nëna e vajzave.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës