Kryhet transplanti i parë i mitrës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

operacion

Kirurgët amerikanë kanë kryer transplantin e parë të mitrës në një qendër mjekësore në Cleveland. Pacientja 26-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur për të mbrojtur privatësinë e saj, i është nënshtruar një operacioni në mitër që ka zgjatur rreth 9 orë. Organi u mor nga një dhuruese që është ndarë nga jeta.

Vitin e kaluar, Klinika Cleveland filloi të kërkojë për kandidatë që kishin nevojë për një transplant të mitrës, për t’iu dhënë mundësi femrave që të mbeten shtatzënë dhe të bëhen nëna.

Transplanti i parë i mitrës është kryer në vitin 2014 tek një suedeze, e cila pas transplantimit arriti të bëhej me fëmijë.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve