Përzieni susam dhe mjaltë, ja për çfarë ju shërbejnë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

susam mjalteEdhe në kohët e lashta, gratë e reja kanë përdorur rregullisht susam të përzier me mjaltë për të stimuluar dhe rritur kënaqësinë seksuale. Sipas disa mjekëve, susami dhe mjalti ndikojnë në humor, normalizojnë lodhjen kronike dhe ndikojnë në potencën seksuale tek meshkujt dhe femrat. Përdorimi i këtyre dy përbërësve së bashku, mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe të bëni jetë vitale plot energji.

Nuk është e habitshme se kombinimi i këtyre dy përbërësve mund t’ju ofrojë përfitime të mëdha. Kombinimi i ushqyesve dhe mineraleve të susamit dhe mjaltës mund të ndihmojë në pothuajse çdo funksion trupor. Susami dhe mjalti mund të përdoren për uljen e kolesterolit dhe presionin e gjakut, për të përmirësuar qarkullimin e tij dhe parandalimin e kancerit. Ato janë veçanërisht efektive në trajtimin e ankthit, lodhjes kronike dhe depresionit dhe janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm.

Përzieni pak kakao, susam dhe mjaltë kundër anemisë. Merrni 2-3 lugë nga kjo çdo ditë. Pas disa minutash nga marrja, ju duhet të pini limonadë ose vitaminë C për të rritur thithjen e hekurit nga trupi.

Burimi: yourhealthycupoftea.com/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?