Guida natyrale për të hequr lythat, njollat e errëta, pikat e zeza dhe puçrrat

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Disa nga problemet më të zakonshme të lëkurës janë ndryshimet në ngjyrë apo në cilësinë e saj. Shumë njerëz janë të prekur nga lythat, njollat e errëta, pikat e zeza dhe problemet e tjera të lëkurës si akne, puçrra etj. Këto probleme mund të formohen si shkak i inflamacioneve, infeksioneve apo reaksioneve alergjike në trup. Ja disa mënyra natyrale për t’i trajtuar ato:

probleme me lekurenUthull molle musht: me anë të një pambuku lyëni zonat problematike (lytha apo gunga) me uthull molle musht. Pasi e keni vënë pambukun e ngjyer mbi zonën problematike lidheni me fashë dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Përdoreni këtë metodë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

Hudhra: merrni disa thelpinj hudhër dhe bëjini pure, me lëngun e tyre lyeni zonat problematike dhe fashojini më pas. Përsëriteni këtë metodë 2 herë në ditë.

Banane: lëkura e bananes është një element shumë i dobishëm natyral që shërben për të hequr pikat e zeza dhe puçrat. Merrni një copë lëkure bananje dhe lyeni zonat problematike. Përsëriteni këtë metodë 2 herë në ditë.

Mjaltë i papërpunuar: është një tjetër mënyrë për të trajtuar lythat dhe problemet e tjera të lëkurës. Maskat me mjaltë janë më efektivet për të gjitha llojet e lëkurave. (shikoni maskat me mjaltë në postimet e mëparshme). / www.shendeti.com.al / Burimi: yourhealthypage.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha