Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një tumor plot 16 kg i është hequr një 22-vjeçare nga Peruja. Pacientja Irianita Rojas ka jetuar me kancerin e vezoreve që kur ishte 13 vjeç. Tumori u rrit aq shumë sa ajo dukej sikur ishte shtatzënë.
“Asnjëherë nuk mendoja se do të operohesha. Tani jam e lumtur, pasi po shërohem dhe do të kem mundësi më në fund që të plotësojë dëshirën time për të studiuar për Financë,” tha Rojas në një deklaratë për shtyp.
Mjekëve peruan nga Spitali Kombëtar “Archbishop Loayza” iu deshën tre orë që të hiqni tumorin ‘gjigant’ nga barku i pacientes, duke kryer kështu një “akt heroik në mjekësi”. Drejtori i spitalit, Dr. Luis Garcia Bernal, thotë se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë në spital për të qenë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/


