Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ndërkohë që ne përtojmë të çohemi nga divani pasi kemi parë për gati dy orë një film, gjyshja 100-vjeçare është e zënë duke u marrë me ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë.
Gjyshja Jean Dawson festoi 100 vjetorin më 20 shkurt. Edhe pse ka kaluar një shekull, ajo vazhdon të ketë shëndet të plotë. 100-vjeçarja është shembulli më i mirë që tregon se asnjëherë nuk është vonë për të lëvizur nga divani dhe për t’u marrë me ushtrime fizike.
Jean nisi të bëjë joga në moshën 67 vjeç, pasi pa një reklamë në qytetin e saj. Që atëherë ajo e ka praktikuar sportin e jogës, duke marrë mësime nga instruktorja e jogës Christine Tyson, e cila tani është 66 vjeç.
Jean thotë se qëkur ka filluar të praktikojë këtë sport jeta e saj ka ndryshuar për mirë. “Joga më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të kuroj dhimbje të ndryshme në trup. Kisha probleme me shtyllën kurrizore, por duke bërë joga kam arritur t’i bëj ballë kësaj sëmundjeje”, tregon 100-vjeçarja.
“Nuk e di nëse do të isha gjallë po mos të praktikoja joga. Ky sport më ka ndihmuar që të mbajë trupin në formë, të jem më e përqendruar, më elastike dhe të ruajë qëndresën.”
Jean praktikon joga çdo javë. Instruktorja tregon se gjyshja merret si shembull për të gjithë praktikantët e jogës, ku vërteton se gjithkush mund ta bëjë këtë sport.
Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/




