Vlerësim kontributit të PNUD-it në Shqipëri

Partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të PNUD-it u mblodhen së bashku për të vlerësuar rezultatet e PNUD-it në zhvillimin e vendit.

“Vlerësimi i Rezultateve të Zhvillimit” është një vlerësim i pavarur që ka për qëllim të tregojë  impaktin dhe kontributin e PNUD-it në zhvillimin e vendit.

PNUD shqiperi, takimKy është Vlerësimi i parë për Shqipërinë dhe përfshin programet e periudhës për vitet 2007-2015. Vlerësimi shqyrton kontributin e PNUD-it në tre fusha: qeverisja demokratike dhe zhvillimi lokal, përfshirja ekonomike dhe sociale dhe mjedisi.

Sipas Vlerësimit,  kontributi i PNUD-it ka qenë i rëndësishëm në hartimin e politikave kryesore dhe në plotësimin e mangësive kryesore institucionale në fusha të tilla si qeverisja, përfshirja sociale dhe mjedisi. Zbatimi i një legjislacioni të gjerë dhe i planeve të veprimit është në vazhdim dhe ende ka shumë për t’u plotësuar.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ndër të tjera, theksoi rolin e PNUD-it në Reformën Territoriale dhe Administrative dhe tha se PNUD-i e ka shoqëruar Shqipërinë gjatë shumë sfidave të zhvillimit. Ai ndër të tjera theksoi se PNUD ka mbështetur avancimin e axhendës së përfshirjes sociale në vend, mbështetje në fushën e inovacionit dhe shërbimeve etj.

Arild Hauge, zëvendësdrejtori i Zyrës së Vlerësimit të Pavarur i PNUD-it tha “është kënaqësi të kuptosh se PNUD-i perceptohet se vazhdimisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt asocimit të saj në Bashkimin Europian”.

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Shqipëri J. Williams theksoi: “PNUD-i ka krijuar themele të forta që do të bëjnë të mundur mbështetjen e vazhdueshme në fushat e fuqizimit të grave, mbrojtjes së mjedisit dhe nxitjes së të drejtave dhe përfshirjes së komunitetit Rom, komunitetit LGBT dhe personave me aftësi të kufizuara. Një sistem me të dhëna të plota është treguar edhe në reformën e administratës publike, programimin më në qendër qytetarin dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, edhe mbështetja e PNUD-it për reformën territoriale, përmes përdorimit të qasjes së ofrimit të fondeve nga donatorë të ndryshëm, është vlerësuar shumë”.

Këto gjetje të vlerësimit u hartuan pas aktiviteteve të shumta përfshirë intervista me aktorë nga sektorë të ndryshëm, nga qeveria, partnerët ndërkombëtarë, agjencitë e OKB-së, organizatat e shoqërisë civile. Po ashtu, misioni i vlerësimit kreu intervista në terren në tetë bashki të vendit për të vlerësuar punën e PNUD-it në terren.

Rezultatet e vlerësimit do të ndihmojnë në përgatitjen e programit të ri të PNUD-it për vendin, program që do fillojë në vitin 2017. Shqipëria është një vend “i Programit Një OKB” dhe si e tillë programi i ri i vendit do të udhëhiqet nga Programi i ri i Bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe OKB-së. Axhenda 2030 dhe Objektivat për Zhvillim të Qendrueshëm, të miratuara nga udhëheqësit botërorë në shtatorin e kaluar, gjithashtu do të udhëheqin punën e PNUD-it në të ardhmen. Zbatimi me sukses i kësaj Axhende do ta sjellë Shqipërinë më afër BE-së.

Seminari u organizua nga zyra e PNUD-it në Shqipëri, zyra e PNUD-it për vlerësim të pavarur në bashkëpunim me qeverinë.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese