Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Nëse keni dhimbje dhëmbi, duhet të vizitoheni menjëherë tek një dentist para se problemi të përkeqësohet. Për të lehtësuar dhimbjet përkohësisht mund të përdorni këto kura natyrale:
Piper dhe kripë
Kripa e përzier me piperin ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit, pasi të dy përbërësit kanë veti antibakteriale, antiinflamatore dhe analgjetike.
- Përzieni kripën me piperin në sasi të njëjtë dhe shtoni pak ujë për të formuar një pastë.
- Aplikojeni pastën tek dhëmbi i prishur dhe mbajeni ashtu për disa minuta.
- Përsëriteni këtë trajtim disa herë.
Hudhra
Hudhra gjithashtu shërben si bimë mjekësore për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit.
- Përzieni pak hudhër të grirë me kripë dhe aplikojeni tek dhëmbi i prishur për të lehtësuar dhimbjet.
- Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë.
Qepa
Qepa ka veti antiseptike dhe antibakteriale që kontrollojnë dhimbjen e dhëmbit. Ajo lehtëson dhimbjet duke vrarë mikrobet që shkaktojnë infeksione.
- Sapo të nisë dhimbja e dhëmbit, përtypni pak qepë të qëruar për pak minuta që t’ju lehtësohen dhimbjet.
- Nëse nuk mund ta përtypni, vendosni një copë qepë direkt tek dhëmbi i prishur.
Burimi: Top 10 Home Remedies / https://shendeti.com.al/


