Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Disa nga gjërat më të zakonshme që dëmtojnë mëlçinë janë aditivët e ushqimit, stresi, toksinat e mjedisit, dieta e varfër ushqimore etj. Kjo është arsyeja e rëndësishme që të detoksifikoni mëlçinë çdo javë. Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet, atëherë ajo ndikon negativisht edhe në organe të tjera të trupit. Ja dy pije natyrale të cilat do t’ju ndihmojnë të pastroni dhe të detoksifikoni mëlçinë:
Përbërësit: 1 panxhar, 3 karrota, 1 kastravec, gjysmë limoni, 1 mollë jeshile
Futini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejni në shpejtësi maksimale. Kjo pije natyrale është e pasur me vitamina C, A dhe fibra dietike, të cilat janë të nevojshme për largimin e toksinave nga trupi. Pini një ose dy gota të këtij lëngu çdo ditë për një javë.
Përbërësit e pijes së dytë: 1 filxhan çaj jeshil, lëngu i gjysmë kokrre limoni, 1 banane, 1 copë xhenxhefil.
Antioksidantët e fuqishëm të çajit jeshil të njohura si EGCG veprojnë bashkë me elementet antioksidante të limonit dhe ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat. EGCG-ja përthithet më mirë kur ka prani të vitaminës C dhe kaliumit që gjenden në banane dhe limon.
Përziejni përbërësit sëbashku në blender dhe pijeni lëngun çdo ditë, në mëngjes esëll . Vazhdojeni trajtimin për 1 javë. Përbërësit e kësaj pije do t’ju ndihmojnë të detoksifikoni mëlçinë, të pastroni zorrët dhe parandalojnë formimin e gurëve në tëmth./ www.shendeti.com.al /Burimi: yourhelathypage.com


