5 gjëra befasuese që mund t’ju ndodhin nëse nuk lani flokët!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

floket 7Flokët janë gjysma e bukurisë, kemi dëgjuar shpesh të thuhet, sidomos kur është fjala për femrat. Kujdesi për to, ka bërë shumë femra të harxhojnë shuma të mëdha duke filluar nga shampot cilësore, trajtimet me produkte bimore si dhe frekuentimin e qendrave estetike për prerje dhe stilim. Por a e keni pyetur veten çfarë mund të ndodhë nëse nuk i lani flokët?

Ato do të bëhen më pak të yndyrshëm: Dy javët e para mund të përballeni me yndyrën në rrënjët e flokëve, por në fund, gjendrat e yndyrës do të ndalojnë prodhimin e vajrave dhe flokët do të duken më të shëndetshme.

Fije më të plota dhe më të trasha: Disa shampo largojnë vajrat natyrore nga flokët dhe i zëvendësojnë ato me produkte kimike, të cilat në fakt mund të zvogëlojnë trashësinë e fijeve të flokut me kalimin e kohës.

Ngjyra do të ruhet më e fortë: shpesh procesi i larjes bën që ngjyra e flokut të zbehet. Nëse reduktoni larjen do të përfitoni ngjyrë rezistente ndaj kohës dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.

Është më e thjeshtë t’i stiloni: floku i sapo larë është tepër i lëmuar dhe mund t’ju pengojë kur është fjala për të stiluar një model  të caktuar.

und të ndjeheni të trishtuar dhe të zbrazët:  Pas një dite të gjatë, a ka ndonjë ndjenjë më të mirë se sa uji i ngrohtë që takon kokën tuaj?

Burimi:http://www.zergnet.com/news/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë