Disa profesione po i vrasin njerëzit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Profesioni mund t’ju vrasë, paralajmërojnë ekspertët e shëndetësisë. Njerëzit e moshës mbi 45 vjeç janë më shumë të rrezikuar të pësojnë goditje në tru apo të kenë probleme me zemrën nëse punojnë si tregtarë, policë, zjarrfikës, kamionist etj.punonjes

Njerëzit me profesione të tjera janë më pak të rrezikuar të kenë probleme me zemrën – një nga shkaktarët kryesor të vdekjeve.

Kërkuesit shkencorë studiuan të dhënat e më shumë se 5 mijë punonjësve, femra dhe meshkuj, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Në fund të studimit ata dolën në përfundimin se disa nga profesionet që i bëjnë keq zemrës dhe trurit janë: kamionist, tregtar, zjarrfikës, polic, njerëzit që punojnë tek industria e ushqimit etj.

Më shumë se një në pesë punonjës të transportit (22%) ishin konsumues të rregullt të duhanit, shifra më e lartë nga të gjitha grupet. Dy nga tre shitës, dhe punonjës zyre (68%) ushqeheshin jo shëndetshëm, ndërsa katër nga pesë punonjës zyre dhe mbështetës administrativë (82%) nuk bënin mjaftueshëm aktivitet fizik.

Nëntë nga 10 policë dhe zjarrfikës (90%) ishin mbipeshë ose obezë, ndërsa 77% kishin nivele të larta të kolesterolit dhe 35% kishin tension të lartë të gjakut.

Profesionistët më të shëndetshëm në këtë studim ishin menaxherët, më pas doktorët dhe avokatët. Ata shkojnë në palestër rregullisht, 75% e tyre janë shumë aktivë. Një e treta e tyre kanë masë trupore normale.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës