Si të ulni kolesterolin me këto mënyra natyrale!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

kolesterol2wwKur trupi është në stres, priret për të akumuluar më shumë kolesterol. Nëse kontrolloni nivelin e stresit do të bëni hapa të rëndësishëm në uljen e kolesterolit.

Hani shumë fruta dhe perime, veçanërisht të dobishme janë: hudhër, qepë, mollë, dardha, avokado, manaferra, lakër, zarzavate me gjethe jeshile dhe patëllxhan. Frutat dhe perimet përmbajnë nivele të larta të antioksidantëve që normalizojnë nivelin e kolesterolit.

Ulni sasinë e yndyrnave të ngopura: yndyrat e ngopura mund të rrisin nivelet e kolesterolit në gjak. Shmangni qumështin me shumë yndyrë, mishin, si dhe ushqime të pasura me sheqer të bardhë.

Evitoni ushqimet e përpunuara: si margarinë, të gjitha ushqimet e shpejta, vajra bimore të përpunuara dhe të gjitha produktet e pjekura që përmbajnë vaj vegjetal. Është e vështirë për të shmangur këto produkte, por nëse e provoni, do të ndiheni shumë më mirë.

Normailizoni peshën: teprica në peshë rrit nivelin e yndyrnave të dëmshme dhe zvogëlon aftësinë mbrojtëse të trupit.

Burimi: http://besthealthysite.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve