Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Njerëzit shpesh i lidhin gurët në veshka dhe ureter me dhimbjen. Megjithatë, simptomat mund të ndryshojnë nga dhimbje të forta deri në pa dhimbje fare, në varësi të karakteristikave të gurit, si madhësia, forma, dhe vendndodhja e gurëve në traktin urinar. Gurët në veshka dhe dhimbja e shkaktuar prej tyre, tani mund të kurohen shumë thjeshtë, ajo çfarë ju duhet është koriandër ose majdanoz.
Metoda e përgatitjes:
Copërtoni koriandër dhe vendoseni në një tas, duke i hedhur ujë aq sa të mbulohen gjethet. Hapi tjetër është të lini tasin në zjarr për 10 minuta. Pastaj, hiqni tasin nga zjarri, lëreni të ftohet, por, sigurohuni që ta lini të mbuluar. Mbajeni në frigorifer, pasi rekomandohet të konsumohet e ftohtë, një filxhan çdo ditë. Nëse e merrni këtë ilaç rregullisht, pas disa ditësh, ngjyra e urinës do të ndryshojë. Kjo do të thotë se toksinat janë duke u larguar nga veshkat.
Burimi:http://healthyhomepage.com/https://shendeti.com.al


