Përse nuk duhet ta përzieni alkoolin me pijet energjike

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se pijet energjike mund të shkaktojnë probleme të mëdha për adoleshentët, sidomos kur kombinohen me alkoolin.alkool_pije energjike

Është bërë një trend i adoleshentëve të konsumojnë pije energjike teksa janë ulur duke shijuar bisedën me miqtë, e shpeshherë në mbrëmjet e festave i shoqërojnë ato edhe me alkool, duke e rritur edhe më shumë rrezikun. Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Sociale tek Universiteti i Miçiganit kanë zbuluar se sa e rrezikshme mund të jetë përzierja e alkoolit me pijet që përmbajnë kafeinë.

E para është se kombinimi i pijeve energjike me alkoolin, largon aftësinë e trupit tonë për të kundërshtuar dëshirën për t’u dehur, duke rritur kështu mundësinë e abuzimit. Këta njerëz bëhen gjithashtu më agresivë dhe të tensionuar.

Adoleshentët duhet të kuptojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë obezitet, presion të lartë të gjakut, takikardi dhe probleme të tjera shëndetësore. Rreziku dyfishohet nga përzierja e pijeve me alkoolin, ku trupit tonë mund t’i çaktivizohen sensorët që na ndalojnë ta teprojmë me pijen. Kur i kombinoni këto dy pije bashkë, ju merrni më shumë kalori dhe sheqer, duke çuar kështu në shtimin në peshë dhe rritjen e rrezikut për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Burimi: 1MHealthTips / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë