Pyet mjekun: A rrezikon nëna ime infarktin?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al

Nëna ime është 49-vjeçare, vuan shpesh nga dhembjet e forta në gjoks, nga ana e zemrës ka dhimbje të forta, jo vazhdimisht ama kur i ndodh ka shtrëngime të forta. Dhembja po ia ndalon edhe frymën. E zemrakemi pasur te shumë kardiologë, të gjitha rezultatet për zemrën i dalin mirë. Nganjëherë kur ka dhimbje të forta, mbetet edhe pa vetëdije, i mpihen duart. A mund të jetë kjo shenjë infarkti?

Përgjigje nga mjekja kardiologe Manjola Liko

Fakti që ju i keni kryer vizitat tek kardiologu dhe çdo gjë ka dalë mirë, tregon se shqetësimet që paraqet nëna juaj nuk vijnë nga zemra, ndoshta janë me natyrë nervore. Infarkti i miokardit është një sëmundje akute, e cila nuk mund të neglizhohet nga kardiologët me të cilët jeni konsultuar. Ndoshta duhet të bëni një vizitë tek neurologu.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?