Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Shkencëtarët në Vietnam kanë konfirmuar një rast të binjakëve me baballarë të ndryshëm. Një çift vietnamez dërguan binjakët e tyre tek qendra e analizave dhe teknologjive gjenetike për të bërë testin e ADN-së, pas presioneve të shumta që kishin marrë nga anëtarët e tjerë të familjes, të cilët kishin vënë re se fëmijët nuk ngjanin fare me njëri-tjetrin.
Testet treguan se fëmijët nuk ishin ngatërruar në spital, por që kishin të njëjtën nënë dhe baballarë të ndryshëm.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Vietnam, fëmijët ishin 2 vjeç. Njëri nga djemtë kishte flokë të drejtë dhe të hollë, ndërsa tjetri kishte flokë me kaçurrela dhe më të dendur.
Binjakët me baballarë të ndryshëm janë shumë të rrallë. Një tjetër rast është raportuar një vit më parë në SHBA, ku një gjykatë urdhëroi një prind nga Nju Jersey të paguante për fëmijët, dhe rezultoi se vetëm njëri prej tyre ishte fëmija i tij.
Doktoresha Keith Eddleman shpjegoi për CNN se “Veza e një femre mund të zgjasë 12 deri në 48 orë, ndërsa sperma për 6-10 ditë, prandaj ka një javë kohë për një mbivendosje të mundshme dhe fertilizimin e dy vezëve nga dy sperma.
Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/


